Mediat e Beogradit: Zgjidhja e nenit 4 të propozimit europian për Kosovën dhe Serbinë

Kosovë&Rajon

Mediat e Beogradit: Zgjidhja e nenit 4 të propozimit europian për

Kosova nuk do të kërkojë anëtarësim në Kombet e Bashkuara pa pëlqimin e qartë të të pesë anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së – Francës, Britanisë, SHBA-së, Rusisë dhe Kinës – njoftuan mediat e Beogradit të dielën në mbrëmje, duke iu referuar diplomatëve që punojnë në “udhërrëfyesin” për zbatimin e planit evropian për Kosovën.

Portali Nova ka bërë të ditur se kjo thuhet në një dokument të përpiluar nga diplomatët, të cilët po përgatisin kalendarin për zbatimin e propozimit për marrëveshjen evropiane për Kosovën, për të cilin kanë rënë dakord presidenti serb Aleksandar Vuçiç dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

“Liderët e Serbisë dhe Kosovës e mbështetën propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve të ndërsjellta dhe shprehën gatishmërinë për të filluar zbatimin e tij”, tha Borrell, i cili së bashku me Lajçakun priti në Bruksel së fundi, për një përballje sy më sy, Vuçiçin dhe Kurtin.

Dokumenti i hartuar nga diplomatët “përpiqet për të gjetur një zgjidhje për kundërshtimin e Serbisë për pranimin e Kosovës në të gjitha organizatat ndërkombëtare, përfshirë OKB-në, e cila interpretohet si një njohje joformale e pavarësisë”, shkruan Nova.

Kjo njëkohësisht pranon rëndësinë e Rusisë dhe Kinës si lojtarë gjeopolitikë dhe anëtarë të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe është një gjest simbolik ndaj Moskës dhe Pekinit, të cilët janë në anën e Serbisë, duke mos e njohur Kosovën.

Pëlqimi i Serbisë për pranimin e Kosovës në të gjitha organizatat ndërkombëtare parashikohet në pikën 4 të propozim-marrëveshjes së BE-së, dhe kjo është pikërisht ankesa kryesore e Beogradit dhe “vija e kuqe”, pasi Serbia refuzon kategorikisht të njohë Kosovën dhe të pranojë që kjo e fundit të marrë një ulëse në OKB.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion