Mbi 400 kg kokainë nga Brazili në Kosovë përmes Durrësit, dy të arrestuar në Lipjan

Kosovë&Rajon

Mbi 400 kg kokainë nga Brazili në Kosovë përmes

Në orën 19:30 në Prishtinë policia e Kosovës do të japë informacionin zyrtar në lidhje me operacionin ku ditën e sotme në Lipjan u sekuestruan mbi 400 kg kokainë që ishte nisur nga Brazili dhe që kaloi tranzit në Durrës.

Gazetari i T7 në Prishtinë, Fidan Zejnullahu u shpreh deri tani janë arrestuar 2 persona, por detajet do të jepen pas pak minutash.

“Aksioni ka marrë disa muaj hetime nga DEA dhe Italia. Këta të fundit lajmëruan Kosovën për një kamion që ndodhej në portin e Durrësit. Policia e Kosovës finalizoi sot këtë operacion.

Kamioni qëndroi disa ditë në Durrës dhe u la qëllimisht të vazhdojë për të mësuar destinacionin, që doli që të jetë komuna e Lipjanit.

Policia ka arrestuar 2 persona” tha gazetari duke theksuar se ky është ndër operacionet më të mëdha të realizuar nga policia e Kosovës përsa i përket sasisë së kokainës së sekuestruar.

Në orën 19:30 në Prishtinë së bashku me autoritetet e Kosovës në konferencën për mediat do të jetë edhe një përfaqësues i SPAK-ut, prokurorisë Speciale në Shqipëri, por edhe zyrtarë të Italisë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion