Mbërrijnë në Kosovë 24 mijë dozat e para të vaksinës anti-Covid

Kosovë&Rajon

Mbërrijnë në Kosovë 24 mijë dozat e para të

Kanë mbërritur në Kosovë 24 mijë dozat e para të vaksinës anti-COVID.

Aktualisht në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” nga avioni bartës i kontigjentit të parë të vaksinave kanë zbritur dy pako të mëdha që përmbajnë 24 doza.

Pranimi i vaksinave nga COVAX do të përcillet me ceremoni të organizuar.

Këto 24 mijë doza të vaksinës janë të prodhuesit AstraZeneca.

Në aeroport pritet të mbajnë fjalë kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ministri i Shëndetësisë Arben Vitia dhe përfaqësues të vendeve të QUINT-it si dhe përfaqësuesi i Zyrës së BE-së në Kosovë.

Këto vaksina janë donacion për Kosovën dhe të parat që vijnë pasi Kosova është vendi i vetëm në rajon që nuk ka siguruar asnjë vaksinë.

ME TE LEXUARAT