Maqedoni e Veriut, afganja sjell në jetë fëmijën sapo zbret në Shkup, 4 të tjera shtatzënë

Kosovë&Rajon

Maqedoni e Veriut, afganja sjell në jetë fëmijën sapo zbret

Pas Shqipërisë dhe Kosovës, grupi i parë i afganëve u vendos edhe në Maqedoninë e Veriut, për t'u strehur në një afat të papërcaktuar deri në zhvendosjen e tyre drejt SHBA-ve.

Mësohet se një refugjatë afgane ka lindur beben në Shkup një ditë pasi mbërriti në Maqedoninë e Veriut.

Mediat maqedonase thonë se afganja ishte shtatzënë dhe kishte udhëtuar me avion mbrëmjen e kaluar.

Ajo dhe foshnja janë në gjendje të mirë shëndetësore.


Ndërkohë në Maqedoninë e Veriut kanë mbërritur dhe 149 refugjatë të tjerë afganë, 4 prej të cilave gra shtatzëna.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion