Lufta anti- Covid, vaksionohen 58 mijë banorë në Kosovë

Kosovë&Rajon

Lufta anti- Covid, vaksionohen 58 mijë banorë në Kosovë

Vijon vaksinimi në Kosovë, ku aktualisht mësohet se janë vaksinuar 58 mijë banorë. Aktualisht po vaksinohen mbi moshën 65 vjeç dhe marrja e dozës së dytë për personelin shëndetësor, që kanë marrë dozën e parë në Kukës.

Lajmin e bëri me dije koordinatori i Qendrës së vaksinimit, Niman Bardhi në një konferencë për medie.

“Siç po e shihni edhe sot po vazhdon vaksinimi i popullatës nga grupmosha mbi 65 vjeç e mbi dhe paralelisht edhe për personelin shëndetësor që kanë marrë dozën e parë në Kukës. Në sallën ‘1 Tetori’ aktualisht janë vaksinuar mbi 140 persona dhe janë duke pritur secili për kohën e vet”, tha Bardhi.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion