Kush do të jetë kryeministri i ri? Ethet e rezultatit, Kosova një ditë pas zgjedhjeve

Kosovë&Rajon

Kush do të jetë kryeministri i ri? Ethet e rezultatit, Kosova një

Fitorja prej 41.29% e votave për Lëvizjen Vetëvendosje të Albin Kurtit nuk mjafton për të formuar qeverinë. Nga ky rezultat i cili përkthehet në 47 mandate Vetëvendosja nuk mund të qeverisë e vetme, pasi i duhen 61 mandate në parlamentin 120 vendësh. Gazetarja e A2 CNN Rosalba Bejdo e zhvendosur këto ditë në Kosovë, në një lidhje me "Dita Jonë", solli më shumë detaje në lidhje me procesin zgjedhor dhe rezultatet paraprake.

“Gati 90% të votave të numëruara Vetëvendosja prin me 41.29 duke siguruar 47 mandate, më pak seç i duhen për të formuar qeverinë; i duhen 61 mandate. Partia Demokratike e Kosovës me 21.83 për qind të votave, PDK ka rritje. Lidhja Demokratike me 17.75 për qind, një rezultat pak më i lartë se më herët. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e katërta me 7.68 për qind. Ndërsa Lista Serbe ka fituar 3.96 për qind, ka siguruar të 10 mandatet që i rezervohen komuniteti serb”.

Sipas gazetares Bejdo, Lëvizja Vetëvendosje synon që të marrë edhe votat e diasporës, në të kundërt mbetet e paqartë sesi do të formohet qeveria.

“Procesi drejt përfundimit do të nisë numërimi i votave të diasporës, ku janë zhvilluar votime nga datat 8 janar deri më 8 shkurt, janë votat me kusht të cilat do të numërohen sot. Kurti i ka varur shpresat te votat e diasporës. Është një nivel i konsiderueshëm votash janë regjistruar rreth 100 mijë, prej të cilëve 70 % e tyre kanë ushtruar të drejtën e votës.  Por do të duhet parë nëse këto vota do të shkojnë për vetëvendosjen, siç shpreson Kurti, i cili synonte 500 mijë vota. Nëse votat e diasporës nuk përmbushin rezultatin mbetet e paqartë si do të formohet qeveria”.

Pjesëmarrja në zgjedhjet e Kosovës nuk ishte siç shpresohej nga subjektet politike. Vetëm 40.59 e qytetarëve ushtruan të drejtën e votës. Pavarësisht se pati interes të lartë, nuk u reflektua në kutitë e votimit.

E pyetur nëse ndikuan deklarata e Richard Grenell në rezultatin e votimeve në Kosovë, gazetarja e A2 CNN thotë se "ai nuk është figurë popullore në Kosovë dhe nuk kanë shumë rëndësi deklaratat e Grenell në Kosovë që e konsiderojnë të korruptuar dhe të njëanshëm në favor të Serbisë".

Ndërkohë sa i përket zhvillimit të procesit zgjedhor, Kosova vijon të na japë një leksion demokracie. Procesi ishte i qetë dhe i rregullt me përjashtim të disa incidenteve të vogla në veri. ku u arrestuan 6 persona, si edhe një problem i pazakontë në faqen e KQZ-së.  

“Ashtu siç pritej procesi zgjedhor ka shkuar normalisht me disa probleme të vogla. Kosova është zgjuar e qetë sikurse ishte dhe dje gjatë gjithë ditës. Procesi zgjedhor zhvillohet në mënyrë të rregullt, Kosova gjithmonë na jep një leksion demokracie. Disa probleme në veri ku kemi pasur 6 të arrestuar në përpjekje për të intimiduar votuesit për të votuar Listën Serbe, apo një pezullim të votimeve në Zubin Potok se mbaruan fletët e votimit se ka pasur interes të shtuar në veri.

Të vetmet problem gjatë numërimit ët votave pritej publikim më i shpejtë i rezultateve. Ka ndodhur një problem i pazakontë në faqen e KQZ e cila është bllokuar për disa orë. Ka pasur spekulime që mund të ketë pasur sulme kibernetike, por nuk është vërtetuar. Osmani mbrëmjen e kaluar  ka kërkuar që të ruhet integriteti i zgjedhjeve. Faqja ka rinisur të funksionojë në orët e para të ditës”.  

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion