Kurti takim me ambasadorët: Vendosja e plotë e sundimit të ligjit në veri, e domosdoshme

Kosovë&Rajon

Kurti takim me ambasadorët: Vendosja e plotë e sundimit të ligjit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti këtë të hënë në një takim Ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot dhe zëvendësambasadorin gjerman, Matthias Conrad.

Zyra e shtypit të kryeministrit në Kosovë bën me dije se gjatë takimit ambasadorët dhe shefi i qeverisë u dakordësuan mbi rëndësinë jetike për mos përshkallëzimin e konfliktit në Veri.

Gjithashtu bëhet me dije se në takim kryeministri kosovar theksoi domosdoshmërinë për vendosjen e plotë e sundimit të ligjit në katër komunat me shumicë serbe.

 “Kryeministri i njoftoi për profesionalizmin e lartë dhe integritetin e padiskutueshëm të Policisë së Kosovës në menaxhimin e situatës pa asnjë gabim apo defekt. Vendosja e plotë e sundimit të ligjit në katër komunat në veri të Kosovës është e domosdoshme si për largimin e elementeve kriminale ashtu edhe për një fushatë të hapur dhe fer para zgjedhjeve të lira e demokratike në të ardhmen. U theksua gjithashtu nevoja për zbatimin e plotë, të shpejtë dhe pa kushte të Marrëveshjes Bazike të 27 shkurtit dhe Aneksit të saj”, njofton zyra e kryeministrit.

 

ME TE LEXUARAT