"Kurrë ma mirë nuk i kemi pasur punët", Albin Kurti i përgjigjet publikisht akuzave të Richard Grenell!
Kryeministri Albin Kurti ka reaguar për herë të parë pas deklaratës së fortë nga Richard Grenell, i cili e konsideroi kreun e qeverisë si partner jo të besueshëm për ndërkombëtarët.
Kurti ka deklaruar se pavarësisht kritikave, SHBA mbeter partneri më i fortë për Kosovën.
“Kurrë ma mirë nuk i kemi pasur punët, po blejmë edhe helikopterë ‘Black Hawk’, pas sistemit anti-tank Javelin.
Grantin më të madh Kosova ndonjëherë prej Amerikës e ka marr në mandatin tonë kjo e korporatës së sfidave të mijëvjeçarit për bateritë.
Kemi bashkëpunim jo vetëm politik, por edhe në mbrojtje e zhvillim.
A ka ndonjëherë kritika e vërejtje, por ne duhet të ecim përpara”, tha Kurti për “Istogu Channel”.