Kosovë/ Albulena Haxhiu: Nëse nuk votohet kryetari i Kuvendit, shkojmë në zgjedhje të reja!

Kosovë&Rajon

Kosovë/ Albulena Haxhiu: Nëse nuk votohet kryetari i Kuvendit,

Albulena Haxhiu ka reaguar pas dështimit të radhës për t’u zgjedhur kryetare e Kuvendit të Kosovës.

Deputetja e Vetëvendosjes duket se nuk ka ndërmend të tërhiqet, pavarësisht pengesave për që po has, por përkundrazi u shfaq sfiduese, duke theksuar se mungesa e vullnetit politik për të konstituar Kuvendin po e shtyn vendin në mënyrë të pashmangshme drejt zgjedhjeve të reja.

“Duket që ka mungesë të vullnetit që të konstituohet Kuvendi i Republikës së Kosovës, por ne jemi shumë të gatshëm që t’i presim partitë politike, që të flasim me to për datën e zgjedhjeve.

Nëse ata refuzojnë që ta konstituojnë Kuvendin, atëherë është e qartë që vendi duhet të shkojë. Kushtetuta parashikon që duhet të jenë 61 vota për kryetarin e Kuvendit, njësoj vlen edhe për nënkryetarët e Kuvendit.

Sipas kësaj logjike, i bie që nëse ata refuzojnë që të votojnë propozimin e Lëvizjes Vetëvendosje, atëherë ku do t’i marrin ata 61 vota për të votuar nënkryetarin”, tha ajo.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion