Kosova përfiton 882 milionë euro nga BE, ja fushat ku do të përdoren
Bashkimi Evropian ka ndarë 6 miliardë euro për vendet e Ballkanit Perëndimor, të cilat 882 milionë euro mund të jenë për Kosovën kur të plotësohen reformat e dakorduara me Komisionin e Bashkimit Europian.
Zvëvëndeskryeministri Besnik Bislimi në një dalje për mediat tha se plani ka për qëllim që Kosovën ta sjellë më afër Bashkimit Evropian dhe të përshpejtohet procesi i arritjes së reformave, që të shpejtojmë hyrjen në Bashkim Evropian, shkruan A2.
Numri dy i qeverisë, ka saktësuar se ku janë të shtrira reformat e kërkuar nga BE-ja. Në mesin e reformave të dakorduara bëjnë pjesë "përforcimi i administratës, organizimi i ministrive të linjës, plotësimi i kornizës ligjore të prokurimit, siguria kibernetike, forcimi i zbatimit të kornizës legjislative, të drejtat e komuniteteve jo shumicë”
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Në vitin e parë Kosova do të përfitojë 235 milionë euro nga BE. Grantet dhe pjesa tjetër e shumës hua, pritet të investohen në dakordim me Komisionin Evropian.