Kosova me konsullatë të re në SHBA, nënshkruhet dekreti

Kosovë&Rajon

Kosova me konsullatë të re në SHBA, nënshkruhet dekreti

Presidentja në detyrë e Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka nxjerrë dekret për themelimin e Misionit Konsullor të Republikës së Kosovës në shtetin e Texasit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me seli në Houston.

Ky mision do të funksionojë në nivel të Konsullatës së Përgjithshme dhe se synon forcimin e pranisë diplomatike të Kosovës në SHBA, si dhe ofrimin e shërbimeve konsullore për diasporën kosovare në Texas.


Në vendim theksohet se Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës obligohet të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e këtij dekreti.

Dekreti ka hyrë në fuqi në datën e nënshkrimit, më 4 maj 2026, ndërsa kërkesa nga MJD ishte bërë më 28 prill./KosovaPress

Kosova me konsullatë të re në SHBA, nënshkruhet dekreti

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion