Kosova i del në krah të popullit hebre: Izraeli është miku jonë, na qëndroi pranë kur kishim nevojë

Kosova ka deklaruar se është në krah të Izraelit, në lidhje me luftën që ata po bëjnë me vendasit, palestinezët. Në nder të popullit hebre, në Kosovë më 21 maj do mbahet marshim. Lajmin e bëri me dije organizatori i marshimit, Arlind Imeri. Përmes një postimi në Facebook, ai tha se Izraeli është miku i Kosovës, pasi i kanq qëndruar pranë atyre në kohën e luftës.
“Ky marsh organizohet në shenjë solidarizimi me popullin Hebre pas sulmeve me të cilat po përballet tash e disa ditë ky shtet mik i Kosovës. Shteti i Izraelit ishte pranë nesh kur ne kishim nevojë për strehim gjatë luftës së Kosovës. Andaj, të solidarizohemi me popullin e Izraelit në këto ditë të vështira, është më e pakta që mund të bëjmë”,shkruan ai.
Kujtojmë së ditë më parë në sheshin ‘Zahir Pajaziti’, u organizua marsh solidarizues me popullin palestinez, ku ishin pjesëmarrës fytyra të njohura, përfshirë deputetin e Vetëvendosjes, Eman Rrahmani.


