Kongresi i VLEN, Kurti krah Mickoskit/ Për herë të parë “harrohet” himni shqiptar, shpërthejnë reagimet

Kosovë&Rajon

Kongresi i VLEN, Kurti krah Mickoskit/ Për herë të parë

Është mbajtur dje në Shkup Kongresi i Bashkimit i koalicionit politik shqiptar VLEN, aktualisht në pushtet, që u shkri në një parti të vetme politike.

Në këtë Kongres kanë marrë pjesë disa figura politike nga Shqipëria dhe Kosova, mes tyre dhe kryeministri Albin Kurti.

Pamjet e transmetuara gjatë Kongresit kanë ngjallur reagime të forta në RMV por edhe në Kosovë, duke nënvizuar faktin se Kurti shfaqet krah Hristijan Mickoski, kryeministrit të RMV.


Ata e konsiderojnë këtë një reshtim krah Mickoskit për të disatën herë dhe se po bekon shkrirjen e VLEN, ndërsa nga ana tjetër studentët shqiptarë të RMV vijojnë të protestojnë për të pasur mundësinë e testimit në gjuhën shqipe në provimin e jurisprudencës, që ua lejon Kushtetuta.

Po ashtu reagimet ndalen edhe te Marrëveshja e Ohrit, që sipas tyre thuhet se “po shkelet me të dy këmbët nga një parti në pushtet albanofobe si VMRO”.

Në kongres është “harruar” himni shqiptar për herë të parë, pavarësisht Kurtit, 5 liderëve të VLEN dhe 850 delegatë shqiptarë nga gjithë trevat shqiptare RMV, duke vendosur vetëm himnin e Bashkimit Europian.

Blendi Hodai, një figurë publike në RMV shkruan: Albin Kurti në raport me shqiptarët e Maqedonisë së Veriut duket gjithnjë e më shumë në një lloj simbioze politike me Hristijan Mickoskin. Të dyve, për arsye të ndryshme, u konvenon që shqiptari në institucione të jetë i dobët, pa bosht, pa guxim dhe pa qëndrime. Sepse shqiptari që nuk pengon, që nuk pyet dhe që vetëm tund kokën, është “shqiptari i mirë”.

Besnik Osmani, Kryetar i këshillit të komunës së Tearcës në RMV, shkruan: As me praninë e Albin Kurti nuk mundët këtë “Bashkim të shoqatave të gjuetarëve” ta filloni me intonimin e Himnit kombëtar Shqiptar, sepse shefi juaj Hristijan Mickoski lëre që nuk jua lejon, po as që e ndjeni në qënjen tuaj. Himnin e përdorni në fushatë për tu treguar patriotë të mëdhenj para shqiptarëve Izet Mexhiti Bilall Kasami Bekim Sali Bekim Qoku Mimoza A Musa Bekim Fazliu.

Irfan Buçi, nga radhët e BDI, e cilëson këtë si “Ndikimi botes serbe dhe Albin Kurtit në Maqedoninë e Veriut”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion