Konfirmohet rasti i parë me virusin HMPV në Greqi, pacienti në gjendje të rënduar

Kosovë&Rajon

Konfirmohet rasti i parë me virusin HMPV në Greqi, pacienti në

Është konfirmuar rasti i parë me virusin HMPV në Greqi. Mediat greke raportojnë se virusi metapneumovirus (HMPV) është regjistruar në zonën e Selanikut.

Sipas informacioneve bëhet fjalë për një 71-vjeçar i cili ndodhet i intubuar në spitalin “Papanikolou” me simptoma të pneumonisë.

Fillimisht pacienti ishte dërguar në një klinikë private, por për shkak të përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore, ai u dërgua në spitalin shtetëror të Selanikut “Papanikolaou”.

Sipas të njëjtave informacione, ai u testua dhe u diagnostikua me virusin HMPV, një virus i cili aktualisht është në rritje në Kinë.

Mësohet se e bija e 71-vjeçarit kishte pak ditë që ishte kthyer në Selanik nga udhëtimi i saj në Kinë, ku kishte shkuar për pushime.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion