Kokaina në Lipjan, flet ministri i brendshëm: Kosova nuk do të jetë më streha e kriminelëve

Kosovë&Rajon

Kokaina në Lipjan, flet ministri i brendshëm: Kosova nuk do të

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka reaguar pas raportimeve për kapjen e një sasie të madhe të lëndëve narkotike në Lipjan.

Përmes një postimi në Facebook, Sveçla ka thënë se ky aksion ka q2enë në koordinim me institucionet e partnerëve të Kosovës.

“Sot gjatë një aksioni të koordinuar me institucionet e partnerëve tanë, Policia e Kosovës ka kapur një sasi të konsiderueshme të substancës së dyshuar, kokainë. Falënderoj institucionet e partnerëve tanë aleat që ndihmuan në këtë zbulim dhe përgëzoj pjesëtarët e Policisë së Kosovës për kryerjen e shkëlqyeshme të detyrës së tyre”, shkruan Sveçla.

Ai po ashtu, theksoi se “Republika e Kosovës me të gjitha kapacitetet e saj do të jetë e pakompromis në luftimin e të gjitha aktiviteteve kriminale që rrezikojnë sigurinë e qytetarëve dhe që sfidojnë sundimin e ligjit”.

“Pas 14 shkurtit, Republika e Kosovës nuk do të jetë më streha e kriminelëve”, shkruan ai.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion