Kobrat serbe i arrestuan, Kurti nxjerr provat: Tre policët u rrëmbyen brenda territorit të Kosovës

Kosovë&Rajon

Kobrat serbe i arrestuan, Kurti nxjerr provat: Tre policët u rrëmbyen

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar disa fotografi si dëshmi se policët e rrëmbyer nga Serbia ishin brenda territorit të Kosovës.

Kobrat serbe i arrestuan, Kurti nxjerr provat: Tre policët u rrëmbyen

“Vendi ku ndodhet tryeza e ngrënies është 7 metra prej veturës së policisë. Pikërisht në atë vend ku e kemi theksuar qysh me datën 15 qershor: 1 kilometër në brendi përgjatë rrugës së bllokuar ilegale, dhe 300 metra, përkatësisht 670 metra, nga të dy anët larg kufirit e brenda Kosovës”, ka shkruar Kurti.

Kobrat serbe i arrestuan, Kurti nxjerr provat: Tre policët u rrëmbyen

Ai edhe njëherë ka kërkuar lirimin e mënjëhershëm të tre zyrtarëve policor dhe që faktori ndërkombëtar që të dënojë agresionin e Serbisë.

“Ne jemi në të drejtën tonë, në të drejtën e Republikës dhe këtë e dokumentojnë qartë dëshmitë që posedojnë institucionet tona të sigurisë, si dhe dëshmia e tre policëve tanë. Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të tre zyrtarëve policor. Ata duhet të lirohen pa kushte dhe të pacenuar.

Kobrat serbe i arrestuan, Kurti nxjerr provat: Tre policët u rrëmbyen

Njëkohësisht kërkojmë nga faktorët ndërkombëtarë, Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-ja që ta dënojnë agresionin e Serbisë që paraqet edhe shkelje të pikës 4 të Marrëveshjes tekniko-ushtarake të Kumanovës, nga 9 qershori të vitit 1999”, ka deklaruar Kurti.

Kobrat serbe i arrestuan, Kurti nxjerr provat: Tre policët u rrëmbyen

Më 14 qershor, forcat serbe kanë rrëmbyer tre policë kufitar të Kosovës, brenda territorit të vendit tonë.

Kobrat serbe i arrestuan, Kurti nxjerr provat: Tre policët u rrëmbyen

Kurti ka thënë se tre policët kanë qenë te tryeza e improvizuar duke drekuar dhe janë rrethuar nga 15 persona që i kanë sulmuar dhe i kanë rrëmbyer.

Kobrat serbe i arrestuan, Kurti nxjerr provat: Tre policët u rrëmbyen

Tre zyrtarët policor, të cilët po mbahen peng Serbia, janë vizituar nga shefi i Zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Jetish Jashari, të cilit i kanë treguar rrëfimin e tyre rreth momentin të rrëmbimit.

Kobrat serbe i arrestuan, Kurti nxjerr provat: Tre policët u rrëmbyen

Reagimi i plotë

“Në momentin e rrëmbimit, tre policët tonë kanë qenë te tryeza e improvizuar për ngrënie, duke drekuar së bashku. Ata janë rrethuar nga 15 persona që i kanë sulmuar dhe i kanë rrëmbyer. Ambasadori ynë në Beograd, Jetish Jashari, sot i ka vizituar ndaras të tre policët, të cilët po mbahen peng nga Serbia. Janë tri rrëfime identike nga tre policët.

Vendi ku ndodhet tryeza e ngrënies është 7 metra prej veturës së policisë. Pikërisht në atë vend ku e kemi theksuar qysh me datën 15 qershor: 1 kilometër në brendi përgjatë rrugës së bllokuar ilegale, dhe 300 metra, përkatësisht 670 metra, nga të dy anët larg kufirit e brenda Kosovës.

Ne jemi në të drejtën tonë, në të drejtën e Republikës dhe këtë e dokumentojnë qartë dëshmitë që posedojnë institucionet tona të sigurisë, si dhe dëshmia e tre policëve tanë.

Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të tre zyrtarëve policor. Ata duhet të lirohen pa kushte dhe të pacenuar.

Njëkohësisht kërkojmë nga faktorët ndërkombëtarë, Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-ja që ta dënojnë agresionin e Serbisë që paraqet edhe shkelje të pikës 4 të Marrëveshjes tekniko-ushtarake të Kumanovës, nga 9 qershori të vitit 1999.

Në mesditën e 14 qershorit, u ushtrua agresion i Serbisë ndaj shtetit demokratik të Kosovës, me rrëmbimin e tre zyrtarëve të Policisë sonë, thellë në brendi të territorit të Republikës.”

 

 

ME TE LEXUARAT