"Kërcet grushti" në Prishtinë, arrestohen 5 persona! 5 të tjerë përfundojnë në spital!

Kosovë&Rajon

"Kërcet grushti" në Prishtinë, arrestohen 5 persona! 5

Pesë persona janë plagosur si pasojë e një sherri që ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Prishtinë, në rrugën “Lidhja e Prizrenit”.

Zëdhënësja e policisë Flora Ahmeti ka deklaruar se ende nuk dihen shkaqet e kësaj përleshjeje, ku janë përfshirë disa persona. 

“Sot rreth orës 20:00 është pranuar informata për një rrahje në rrugën ‘Lidhja e Prizrenit’ në Prishtinë. Me të marrë informatën policia, ka dalë në vendin e ngjarjes nga ku jemi njoftuar se si pasojë e rrahjes pesë persona janë lënduar dhe të njëjtit menjëherë kanë pranuar trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Policia ka shoqëruar në stacion policor 5 persona të dyshuar të cilët ishin të përfshirë në rast”, tha Ahmeti për Telegraf.

Ajo tha se aktualisht policia po vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen.

ME TE LEXUARAT