“Kërcënoi ish-bashkëshorten, i doli në pritë babait të saj dhe e rrahu”, policia incident i rëndë

Kosovë&Rajon

“Kërcënoi ish-bashkëshorten, i doli në pritë

Policia e Kosovës, ka njoftuar se, në Ferizaj është arrestuar një person i cili dyshohet për ‘’lëndim të rëndë trupor’’, dhe për ‘’kanosje’’.

Policia ka shtuar se, i dyshuari R.S , është dërguar në mbajtje për 48 orë.

‘’ Me datën 15.05.2026, në rrugën magjistrale Prishtinë – Shkup, ka ndodhur një incident trafiku dhe sulm fizik. I dyshuari R.S., pasi ka tejkaluar dhe bllokuar me automjetin e tij viktimën A.T., e ka sulmuar këtë të fundit fizikisht duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor në Qendrën Emergjente të Spitalit të Ferizajt’’, ka njoftuar policia.

Komunikata:

Arrestohet një person i dyshuar për “Lëndim të rëndë trupor” dhe “Kanosje” në Ferizaj

Ferizaj, 16.05.2026

Njësia e Hetimeve e stacionit policor, ka arrestuar dhe ndaluar një person të dyshuar për dy vepra penale.

Me datën 15.05.2026, në rrugën magjistrale Prishtinë – Shkup, ka ndodhur një incident trafiku dhe sulm fizik. I dyshuari R.S., pasi ka tejkaluar dhe bllokuar me automjetin e tij viktimën A.T., e ka sulmuar këtë të fundit fizikisht duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor në Qendrën Emergjente të Spitalit të Ferizajt.

Gjatë zhvillimit të hetimeve, policia ka intervistuar edhe vajzën e viktimës, A.T. (ish-bashkëshortja e të dyshuarit), e cila ka deklaruar se është kanosur përmes telefonit nga i dyshuari R.S. Si provë materiale, ajo ka dorëzuar dy audio-incizime ku dëgjohen fjalët kërcënuese.

I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, me ç’rast ka pranuar kryerjen e veprave penale.

Në lidhje me këtë rast, me vendim te prokurorit të shtetit, është iniciuar rasti për veprat penale „Lëndim i rëndë trupor“ dhe „Kanosja“, ndërsa i dyshuari R.S. është dërguar në mbajtje për 48 orë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion