Kapet mbi 1 ton drogë në Kosovë, me vlerë 5 milionë euro, zbardhen detaje

Kosovë&Rajon

Kapet mbi 1 ton drogë në Kosovë, me vlerë 5 milionë

Mbi një ton lëndë narkotike u sekuestruan një ditë më parë, në një aksion policor në Kosovë.

Sipas Policisë dhe Prokurorisë, droga kapte vlerën mbi 5 milionë euro. Në pranga ra një person, ndërsa u shpallën në kërkim gjashtë të tjerë.

“Këto dy lokacione ku kemi bërë veprime hetimore janë lokacione të përmasave të mëdha të kultivimit të kanabisit. Jemi në fazën e përpunimit të vendit të ngjarjes dhe në vlerësimet tona, sasia dhe vlera mund të dalin më të mëdha.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Njëra nga plantacionet ka qenë e rritur në nivelin ku konsiderojmë se një bimë kanabisi mund të japë produkt të marihuanës gjysmë kilogrami.

Ka qenë hetim i gjatë, mbi dy muaj, i koordinuar me njësitet respektive të Policisë. Një person është i arrestuar, shtetas i Shqipërisë, i cili ka qenë në cilësinë e punëtorit për këto dy parcela.

Kemi edhe persona të tjerë të dyshuar, të cilët janë në fazën e kërkimit dhe identifikimit. Për këta nuk kemi detaje të tjera”, njoftoi Policia.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në një reagim pas aksionit, u shpreh se goditjet ndaj këtij fenomeni rezultojnë të suksesshme kur janë të njëpasnjëshme e të pandërprera, ndërsa shtoi se vendi i kriminelëve është pas hekurave.

“Përgëzoj Njësitin e Antidrogës në Policinë e Kosovës dhe Prokurorinë Themelore në Pejë për aksionin e suksesshëm të sekuestrimit të mbi një ton substancë narkotike të llojit marihuanë.

Goditjet ndaj këtij fenomeni rezultojnë të suksesshme kur janë të njëpasnjëshme e të pandërprera. Siç kam thënë pas goditjes së laboratorit tjetër rreth një javë më parë, prapa grilave është vendi i kriminelëve që merren me veprimtari të tilla”.

ME TE LEXUARAT