"Ik te Vuçiçi!"/ Qytetari nga Kosova proteston kundër Ramës: Nuk je i mirëseradhur (Foto)

Kosovë&Rajon

"Ik te Vuçiçi!"/ Qytetari nga Kosova proteston

Një qytetar nga Prishtina ka protestuar sot, gjatë vizitës së kryeministrit Rama në Kosovë, në kuadër të turit ballkanik, ku ka shpalosur pankarta duke shprehur rebelimin e tij.

I referohemi qytetarit Ragip Rugova, i cili i ka uruar "mirëseardhjen" kreut të qeverisë shqiptare Edi Rama.

Ai ka protestuar në këtë formë para Kuvendit të Kosovës, dhe në postimin e tij në rrjetin social Facebook shkruan: "mirëseardhje" për Edi Ramën.

"Ik te Vuçiçi!"/ Qytetari nga Kosova proteston

Në pankartat e tij qytetari shkruan, “Me turin tënd ballkanik në turr të s’ëmës - Edi Rama – jo i mirëseardhur! Edi Rama ik te Vuçiçi! Edi Rama shko në Ballkan të Hapur”.

ME TE LEXUARAT