Sulmi ndaj gazetarëve, reagon Vjosa Osmani: Përpjekjet për të destabilizuar Kosovën do të dështojnë!
Lajmifundit
/
16 Qershor 2023, 21:54
Kosovë&Rajon

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar në lidhje me sulmin e sotëm në Leposaviç ndaj përfaqësuesve të mediave.
Ajo ka dënuar sulmin ndërsa tha se është kryer nga bandat kriminale.
“Gazetarët në veri të vendit u sulmuan sërish brutalisht nga bandat kriminale. Ata që kryejnë këto sulme duhet të përballen me drejtësinë.
Përpjekjet e tyre për të destabilizuar Kosovën do të dështojnë. Këto akte të tmerrshme të dhunës së vazhdueshme duhet të dënohen nga të gjithë. Sundimi i ligjit do të mbizotërojë”, ka shkruar Osmani në një postim në Twitter.


