I bie dritarja sipër, vdes në mënyrë tragjike 5-vjeçari shqiptar
Lajmifundit
/
11 July 2021, 19:51
Kosovë&Rajon

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Drenas të Kosovës, ku një fëmijë vetëm 5-vjeç ka humbur jetën si pasojë e dëmtimit të pësuar nga rënia e një dritareje nga lartësia.
Mësohet se dritarja e rënë, e ka goditur 5-vjeçarin në kokë ku i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme pavarësisht se ai është dërguar menjëherë në spital nuk ka mundur të shpëtohet.
Ndërkohë ka nisur një hetim lidhur me rastin në fjalë.


