Prekëse! I ati i vrau nënën, vajza e Gjyljeta Ukellës i prin protestës me qindra qytetarë në Kosovë

Kosovë&Rajon

Prekëse! I ati i vrau nënën, vajza e Gjyljeta Ukellës i prin

Disa organizata të shoqërisë civile në Pejë kanë organizuar ditën e sotmë një marshim paqësor protestuese, me moton “Kot flasim, derisa ata vrasin”.

Kjo protestë vjen pas vrasjes së 42-vjeçares Gjylejta Ukella e cila u vra nga bashkëshorti i saj. Në këtë marshim ka marrë pjesë edhe vajza e së ndjerës, Gjyljeta Ukella e cila po udhëheq protestën në Pejë.

Prekëse! I ati i vrau nënën, vajza e Gjyljeta Ukellës i prin

Marshimi që ka nisur në orën 11:00 nga Qendra e qytetit vazhdon tek objektet e Policisë, Gjykatës Themelore dhe Prokurorisë Themelore në Pejë.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shpallur sot ditë zie në Kosovë. Ky vendim vjen pasi brenda pak ditësh janë vrarë dy gra nga bashkëshortët e tyre. Nërkohë, në Kosovë situata po cilësohet si alarmante, teksa po kërkohen veprime urgjente për të parandaluar vrasjen e grave.

Prekëse! I ati i vrau nënën, vajza e Gjyljeta Ukellës i prin

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion