'Hyri në SPAK si opozitar dhe doli si rilindas', Meta sulmon Braimllarin: Ai firmosi për lobimin

Kosovë&Rajon

'Hyri në SPAK si opozitar dhe doli si rilindas', Meta sulmon

Nga burgu, Ilir Meta ka dërguar një audio mesazh gjatë protestës së sotme të opozitës, duke iu drejtuar protestuesve përmes një mesazhi zanor.

Sipas tij, Brahimllari eshte ai qe ka firmosur gjithcka lidhur me lobimin ne SHBA, nderkohe qe akuzat e SPAK jane ngritur ndaj Ilir Metes.

Ish presidenti dhe kreu i Partise se Lirise, u shpreh se po mbahet në burg nga firmat e një ish-zyrtari të LSI-së që hyri në SPAK si opozitar dhe doli si rilindas, duke iu referuar Endrit Braimllarit, edhe pse nuk e përmendi me emër. 

Pse hesht Dumani për çështjen McGonigal.Kyqë më mban mua të izoluar për lobimet e LSI në SHBA. Si ka mundësi që nuk e thërret Ramën për këtë rast.

Si shpjegohet që një ish-zyrtar i LSI hyn te Dumani si opozitar dhe del si rilindas dhe bën fushatë për Ramën, ndërsa unë mbahem në burg për firmat e tij.

11 maj është dita historike e skadimit të narkoregjimit.

11 maji do të jetë dita e liridashësve dhe nisja e ndërtimit të një modeli që mbështetet në zhvillimin e ekonomisë së brendshme”, tha Meta.

Endrit Braimllari u largua nga radhët e Partisë së Lirisë duke deklaruar se është gati të bashkëpunojë me Partinë Socialiste për zgjedhjet e 11 majit. 

ME TE LEXUARAT