Huliganët e Veljko Belivuk e Dragan Smigiçin, kush janë personat që dhunuan KFOR-in

Kosovë&Rajon

Huliganët e Veljko Belivuk e Dragan Smigiçin, kush janë

Personi që shihni në foton e mëposhtme është Dragan Smigiçin, një polic serb nga qyteti i Rudares në Serbi

Mediat raportojne se Dragan u dërgua nga Vuçiç për të orkestruar dhunën në Kosovë. Në rrjete sociale janë publikuar pamjet kur Dragan shihet duke rrahur ushtarët e NATO-s në Kosovë me shkop policie. Dragani nuk është shtetas i Kosovës.

Huliganët e Veljko Belivuk e Dragan Smigiçin, kush janë
Gjithashtu pjesë e serbëve që dhunuan anëtarët e KFOR-it në veri të Kosovës ishte dhe grupi huliganëve të tifozëve të futbollit të njohur si grupi i Veljko Belivuk.

Të gjithë pjesëtarët e këtij grupi kishin veshur kapele identike që mban dhe famëkeqi Veljko Belivuk, lideri i grupit kriminal që po kryen shërbime për shtetin serb në territorin e Kosovës.

Anëtarët e klanit të tij  dhunuan ditën e djeshme forcat italiane të KFOR-it në Zveçan.

Akuza të shumta mbi lidhjet e ketij grupi kriminal me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç  janë artikuluar në një shkrim të veçantë nga revista javore e New York Times.

Veljko Belivuk

Huliganët e Veljko Belivuk e Dragan Smigiçin, kush janë
Artikulli i gazetarit Robert F. Worth përshkruan me detaje krime të kryera nga banda e Veljko Belivukut, kreu i grupit të tifozëve të ekipit të futbollit, Partizani i Beogradit. Ai dhe 29 pjesëtarë të grupit u arrestuan në vitin 2021.

“Në një seancë gjyqësore me dyer të mbyllura Veljko Belivuk tha se banda e tij ishte organizuar ‘për nevojat dhe me urdhër të Aleksandër Vuçiçit’, sipas transkripteve të gjykatës”, thuhet në artikullin e Nju Jork Tajmsit.

“Ai përshkroi disa nga punët që banda pretendonte se i kishte bërë për qeverinë, si frikësimi i rivalëve politikë” dhe se ishte takuar personalisht edhe me presidentin Vuçiç.

Huliganët e Veljko Belivuk e Dragan Smigiçin, kush janë

Zyrtarisht kundër grupit të Veljko Belivukut rëndojnë akuza për krime të ndryshme përfshirë edhe disa krime monstruoze si prerja e gjymtyrëve të viktimave, kryesisht pjesëtarë të grupeve rivale kriminale. Pas masakrimit, pjesët e trupave të gjymtuar, siç njofton artikulli i New York Times, janë hedhur në një makinë për grirje mishi.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion