Greqi/ E mitura shqiptare abuzohet seksualisht nga bashkëkombësi 14-vjeçar! Adoleshenti bëri edhe video

Kosovë&Rajon

Greqi/ E mitura shqiptare abuzohet seksualisht nga bashkëkombësi

Greqi – Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar në Greqi ku një 15-vjeçare është abuzuar seksualisht nga bashkëkombësi i saj 14-vjeç.

Sipas mediave greke ngjarja ka ndodhur në dhjetor të vitit 2025, por është bërë publike tani.

Adoleshenti përveçëse e detyroi 15-vjeçaren të kryente marrëdhënie pa pëlqim, gjithashtu edhe e filmoi.

Pas raportimit të incidentit, autoritetet kryen një kontroll në shtëpinë e të pandehurit 14-vjeçar, ku gjetën dhe sekuestruan media të ndryshme dixhitale.

Materiali i sekuestruar është dërguar në Nëndrejtorinë e Hetimeve Mjeko-Ligjore të Greqisë Veriore, ku personel i specializuar po kryen testime laboratorike.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion