Gjyqi në Hagë për ish-krerët e UÇK-së u shty për shkak të zgjedhjeve në Kosovë?! Reagon Albin Kurti

Kosovë&Rajon

Gjyqi në Hagë për ish-krerët e UÇK-së u shty

Albin Kurti e distancoi krejtësisht veten dhe qeverinë e tij nga lëvizja e fundit e Gjykatës Speciale, e cila e shty me dy muaj dhënien e vendimit për ish krerët e UCK-së.

Pak ditë më parë, ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, shpalli 7 qershorin si datën për mbajtjen e zgjedhjeve të reja të parakohshme parlamentare, të tretat për vendin brenda rreth një viti e gjysmë. Ndërkohë, gjyqi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit e Jakup Krasniqit, dhe Rexhep Selimit përfundoi në shkurt dhe aktgjykimi pritej këtë muaj. Por paneli gjyqësor vendosi ta shtyjë shpalljen e vendimit deri më 20 korrik, “për shkak të kompleksitetit të rastit”. Kryeministri nënvizoi se Qeveria e Kosovës nuk ka akses te kjo gjykatë.

“Sa i përket vendimit të Gjykatës Speciale që të shtyhet për dy muaj, nëse s’gaboj, vendimi i tyre, ne e morëm vesh njësoj sikurse të gjithë ju, për shkak se Qeveria e Republikës së Kosovës nuk ka qasje në dinamikat dhe zhvillimet që bëhen në Gjykatën Speciale. Gjykata Speciale nuk karakterizohet nga transparenca për vendin tonë e në shërbim të të cilit thuhet se është. Edhe njëherë e theksoj, Kosova ka nevojë për gjykata normale, jo për gjykata speciale. Ne besojmë në drejtësinë e UÇK-së dhe në pafajësinë e krerëve të UÇK-së, të luftëtarëve të saj, të cilët vazhdojnë që të mbahen në burg, padrejtësisht në Hagë”, shprehet Kurti.

Sa për zgjedhjet e re, ai shprehu bindjen se Vetëvendosja do të kapërcejë edhe rezultatin e 28 dhjetorit.

“Besoj që qytetarët e Republikës e kanë kuptuar që çdo herë kur përpiqesh të ja vësh digën një rrjedhe socio-historike e politike qysh është Lëvizja Vetëvendosje, atëherë do të ketë gjithnjë e më shumë prurje. Sa herë na kanë vënë diga është rritur prurja. E tash bash saktësisht sa do të jetë, do ta marrim vesh në mbrëmjen e 7 qershorit”, tha Kurti./Top Channel

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion