Gjendja e jashtëzakonshme në Deçan, prokuroria nuk humb kohë, nis hetimet

Prokuroria e Pejës nuk ka humbur më kohë. Mediat kosovare shkruajnë se kanë nisur hetimet për helmimin masiv, ndërsa ka lëshuar edhe një urdhër për të marrë në pyetje qytetarët. Sipas zëdhëënsit të prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi ka njoftuar se nga kryeprokurori janë caktuar dy prokurorë për të ndjekur këtë çështje.
“Urdhri i parë ka qenë të bëhet sigurimi i vendit të ngjarjes dhe sigurimi i video-kamerave në atë rajon gjithashtu të merren në pyetje zyrtarë të kompanisë, “Hidromi”, zyrtarë të mjekësisë, të familjeve në Deçan si edhe personave të tjerë që janë qenë pjesë e hetimit”, ka thënë ai.
Në Deçan prej ditësh është shpallur gjendjen e jashtëzakonshme si pasojë e helmimeve. Deri tani në qendrën shëndetësore janë regjistruar mbi 1500 persona të cilët kanë kërkuar trajtim mjekësor.


