Frikë në Bukuresht, helikopteri ushtarak bën ulje emergjente në mes të rrugës

Kosovë&Rajon

Frikë në Bukuresht, helikopteri ushtarak bën ulje emergjente

Helikopteri ushtarak “Black Hawk” ka bërë ulje emergjente në rrugët e Bukureshtit, duke shkaktuar kaos në trafik.

Helikopteri ishte pjesë e stërvitjeve me rastin e ditës së aviacionit rumun, që do të mbahet më 20 korrik.

Pamjet amatore të dëshmitarëve kanë kapur këtë moment, ku shihet helikopteri që humb kontrollin dhe fillon të fluturojë çdo herë e më ulët – derisa piloti u detyrua ta zbresë helikopterin në sheshin e kryeqytetit rumun.

Më pas filluan shumë dëshmitarë të publikojnë pamje nga kënde të ndryshme e helikopteri që zbriti në mes të rrugës, ishte pjesë e flotës së dhjetëra helikopterëve tjerë që po fluturonin mbi Bukuresht.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion