Fillon seanca e jashtëzakonshme për votimin e Qeverisë Kurti 2
Lajmifundit
/
22 Mars 2021, 18:02
Kosovë&Rajon

Ka filluar seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës për zgjedhjen e Qeverisë Kurti 2.
Pas votimit për konstituimin e legjislaturës së tetë të Kuvendit, ku është zgjedhur kryetari Glauk Konjufca si dhe nënkryetarët: Saranda Bogujevci, Bedri Hamza, Kujtim Shala dhe dy përfaqësues nga komunitetet ka filluar edhe seanca për votimin e Qeverisë së re.
Me kërkesën e 52 deputetëve, është kërkuar të mbahet kjo seancë, me të vetmen pikë, zgjedhjen e Qeverisë.