Çfarë pritet të ndodhë?! Rrugët e Tiranës mbushen me postera të ish-krerëve të UÇK-së

Kosovë&Rajon
Çfarë pritet të ndodhë?! Rrugët e Tiranës

Tirana këtë të shtunë është gdhirë e mbushur me posterat e ish-kupolës drejtuese të UÇK. Ata po përballen me një gjyq në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. Fotot e tyre janë shfaqur në të gjitha rrugët e Tiranës ku ka billbordera elektronik.

Të katërta fotot e Hashim Thacit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit kanë poshtë tyre vetëm një fjali.: “Liri për Clirimarët”. Nuk dihet ende përse fotot e tyre janë vendosur në Tiranë.

Gazetari Top Channel Munamed Veli, i cili ndoqi në Hagë procesin gjyqësore, thotë se me gjasë mund të jetë nisja e përgatitjeve të një proteste në Tiranë në mbështetje të tyre siç ka ndodhur në Prishtinë dhe në Hagë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion