E rëndë në Greqi! I irrituar nga zhurma, tentoi të mbysë fëmijën, 58-vjeçari përfundon në pranga

Kosovë&Rajon

E rëndë në Greqi! I irrituar nga zhurma, tentoi të

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Heraklion të ishullit të Kretës, ku një 58-vjeçar akuzohet për tentativë vrasjeje ndaj një fëmije 8-vjeçar.

Sipas autoriteteve greke, ngjarja ka ndodhur më 30 qershor, në banesën ku familja e fëmijës jetonte me qira. I dyshuari, pronar i banesës, dyshohet se ka hyrë me forcë në apartament në një moment kur nëna e fëmijëve nuk ndodhej në shtëpi.

25 inspektorë në fabrikën “Vita” në Kosovë/ Përplasje mes kompanisë dhe autoriteteve për kontrollin ushqimor

Sipas kallëzimit të bërë nga nëna e fëmijës, 58-vjeçari fillimisht ka kërcënuar dy fëmijët, të moshës 8 dhe 11 vjeç, dhe më pas ka goditur 8-vjeçarin në fytyrë. Më pas dyshohet se i ka vendosur një jastëk mbi fytyrë, duke rrezikuar jetën e tij.

Fillimisht ndaj tij janë ngritur akuza për prishje të qetësisë, lëndim trupor dhe kërcënim. Pas shqyrtimit të materialeve dhe paraqitjes në prokurori, akuza është rënduar në tentativë vrasjeje.

I dyshuari është paraqitur në gjykatë dhe është lënë në paraburgim, ndërsa hetimet vijojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion