E rende/ Bie nga kati i tretë i pallatit, humb jetën tragjikisht 26-vjeçari

Kosovë&Rajon

E rende/ Bie nga kati i tretë i pallatit, humb jetën tragjikisht

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Ferizaj të Kosovës, pasi ka rënë nga ballkoni i katit të tretë të një pallati.

I riu nuk ka mundur dot t’I shpëtojë lëndimeve të marra pasi ka humur jetën në mënyrë të menjëhershme. Autoritetet po hetojnë rrethanat e ngjarjes të ndodhur mbrëmë, 2 korrik rreth orës 19:45.

Njoftimi policisë:

Mbrëmë, rreth orës 19:45 kemi pranuar një informatë se në rrugën “At Nikë Prela” në Ferizaj një person R.K ( M/K) 26 vjeçar ka rënë nga terasa katit të III-tê të një obkekti banesor në tokë dhe për pasojë ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, vdekja e të cilit është konfirmuar nga mjekët në vendin e ngjarjes.

Veç policëve të rendit në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit dhe krimteknikët rajonal të cilët nën autorizim të prokurorit kujdestar kanë nisur hetimet.

Nga hetimet e para mësohet se viktima derisa ishte në ballkon ka rënë bashkë me mbajtëset e ballkonit në tokë. Janë njoftuar edhe Inspektorët e punës të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML –Prishtinë për obduksion, ndërsa rasti është cilësuar.

 

ME TE LEXUARAT