Dyshohet se dhunuan fëmijën 5-vjeçar, Gjykata e Prishtinës cakton një muaj paraburgim për prindërit

Kosovë&Rajon

Dyshohet se dhunuan fëmijën 5-vjeçar, Gjykata e Prishtinës

Gjykata Themelore e Prishtinës, Dega në Lipjan ka caktuar një muaj paraburgim për prindërit e pesë vjeçarit që gjatë se martës u pranua në Qendrën Klinike Universitare në gjendje të rëndë shëndetësore.

Prindërit A.K. dhe V.P. dyshohen për veprat penale Shkelja e detyrimeve familjare dhe Lëndim i rëndë trupor.

“Gjyqtarja e procedurës paraprake pas dëgjimit të palëve në procedurë dhe pas analizimit të shkresave të lëndës gjeti se kërkesa e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit është e bazuar, andaj aprovoj kërkesën e PTHP-së, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve A.K. dhe V.P, ashtu që të njëjtëve iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, për secilin”, thuhet në njoftim.

I mituri u shtrua dje në spitalin e Prishtinës, ndërsa dyshohet se është keqtrajtuar nga prindërit.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion