Dy të vdekur dhe 8 raste me COVID-19 në Kosovë

Kosovë&Rajon

Dy të vdekur dhe 8 raste me COVID-19 në Kosovë

Dy persona kanë humbur jetën nga COVID-19, ndërsa kanë rezultuar 8 raste pozitive me COVID-19, në 24 orët e fundit në Kosovë.

Institutit Kombëtar i Shëndetit Publikë të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare dhe në laboratorët privat me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1 mijë 721 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në teren.

Sipas IKSHPK-së gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 7 persona gjithsejtë.

Numri total i rasteve i të shëruarve është 107 mijë 785 persona, ndërsa nga fillimi i pandemisë numri i rasteve të vdekjes është 2 mijë 260 persona.

Raste aktive me COVID-19, janë gjithsejtë 151.

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë dhënë 5 mijë 271 vaksina kundër COVID-19.

Nga fillimi i vaksinimit e deri më tani në të gjithë Kosovën janë dhënë 243 mijë 428 doza të vaksinës.

Ndërsa të vaksinuar me dozën e dytë janë 60 mijë 759.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion