Drejtësi për vrasjen e Liridona Ademajt/ Sot vendimi për tre të akuzuarit, familjarët e viktimës ....

Kosovë&Rajon

Drejtësi për vrasjen e Liridona Ademajt/ Sot vendimi për tre

Ditën e sotme pritet të shpallet vendimi për tre të akuzuarit për vrasjen e Liridona Ademajt, një krim që tronditi opinionin publik në nëntor të vitit 2023 në Kosovë.

Pak minuta para nisjes së seancës, në sallën e gjyqit kanë mbërritur familjarët e viktimës. Mes tyre është vënë re edhe vëllai i saj, i cili ka qenë një nga zërat më këmbëngulës në kërkim të drejtësisë për Liridonën.

Në bankën e të akuzuarve ndodhen Naim Murseli, ish-bashkëshorti i viktimës, si dhe Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla. Prokuroria ka kërkuar dënime maksimale për të tre, duke i konsideruar përgjegjës për një nga krimet më të rënda të viteve të fundit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion