Dorëhiqet presidentja e Hungarisë
Lajmifundit
/
10 Shkurt 2024, 18:17
Kosovë&Rajon
Presidentja e Hungarisë Katalin Novak ka dhënë dorëheqjen.
Novak është përballur me presione dhe kritika të forta, për shkak të një vendimi të saj të marrë nga vetë ajo për faljen e një të dënuari për abuzim seksual të fëmijëve.
46-vjeçarja njoftoi në një mesazh televiziv të shtunën se do të tërhiqej nga presidenca, një detyrë që e mban që nga viti 2022.