“Do të të vras familjen..."/ Dhuna makabre që përjetonte bashkëshortja e Astrit Isufit, para se ai t’i vriste vëllezërit në Malishevë

Dhunë e vazhdueshme, kërcënime ndaj familjarëve të saj: Kështu e mbante nën presion autori i vrasjes së dyfishtë në Malishevë, bashkëshorten e tij.
Në mars të këtij viti, ndaj Astrit Isufit ka pasur akuzë për dhunë në familje e kanosje, shkruajnë mediat në Prishtinë, të cilat kanë zbuluar detaje të mëtejshme rreth ngjarjes tronditëse.
Sipas tyre, ndaj Isufit ekzistonte edhe një vendim i Gjykatës Themelore të Prishtinës që e dënonte për rrahjen dhe kërcënimin e të shoqes.
E rrahu gruan në ditën e festës së Bajramit
Më 30 mars 2025, Astrit Isufi, sipas dosjes së gjykatës, rreth orës 06:00 të mëngjesit përderisa gruaja e tij e kishte përgatitur drekën e festës së Brajramit, i pandehuri ishte zgjuar nga gjumi e kishte thirrë gruan e tij dhe e kishte goditur me peshqir në trup duke i kërkuar të njëjtës që t’i zgjojë fëmijët nga gjumi.
Gruaja kishte shkuar të fëmijët por ata nuk ishin zgjuar e ishte kthyer sërish te Astrit Isufi për t’i treguar. Dosja tregon se Astrit Isufi ishte nervozuar e më pas kishte nisur ta sulmoj gruan e tij me shuplakë e grushte në fytyrë e trup.
Disa orë më vonë, kur Astrit Isufi ishte kthyer në shtëpi pasi kishte shkuar të përshëndes familjarët për festën e Bajramit, kishte kërkuar ushqim nga gruaja e tij dhe kjo e fundit i kishte thënë se mungonte një produkt ushqimor e kjo më pas sërish kishte qenë një sherr i cili shkaktoi dhunën fizike të dytë brenda ditës nga Astrit Isufi te bashkëshortja e tij.
Dosja shpjegon se kur kishte marrë vesh Astriti se mungon një produkt, i kishte marrë pjatat e ushqimit dhe i kishte gjuajtur në tokë e më pas e kishte kap gruan e tij për dore e kishte tërhequr zvarrë e kishte futur brenda dhomës dhe kishte nisur ta qëlloj me një kabllo të rrymës në pjesë të ndryshme të trupit.
Në ato momente vajza e tyre kishte hyrë brenda dhomës dhe i kishte kërkuar babait të saj të ndaloj sepse ‘po e mbyste nënën’.
Ani pse kishte kërkesë nga vajza, dosja shpjegon se Astrit Isufi nuk kishte ndaluar deri sa i është dukur mjaftueshëm se e ka rrahur të dëmtuarën në këtë rast gruaja e tij dhe më pas e kishte larguar nga shtëpia.
Në po të njëjtën ditë, Astrit Isufi sipas dosjes që ka siguruar KALLXO.com e kishte kërcënuar gruan e tij dhe e kishte paralajmëruar se nëse ndahet nga ai do t’ia vrasë gjithë familjen.
“Ti nuk guxon me u nda me mua, se ka me ta vra familjen, ka me t`i faru krejt”- përshkruhet kërcënimi që i kishte bërë Astrit Isufi, gruas së tij më 30 mars 2025.
Kjo situatë të njëjtës i kishte shkaktuar ankth, frikë dhe pasiguri për jetë.
Ai u arrestua mëngjesin e sotëm dhe autoritetet njoftuan se do të paraqesin kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.
I dyshuari ka qenë i plagosur nga armë zjarri; dyshimet se lëndimi i tij ka ardhur gjatë përleshjes me dy kunetërit, të cilëve më pas u mori jetën. Sherri që përfundoi në tragjedi duket ka nisur pas një konfrontimi verbal që ai ka pasur me viktimat e tij.
Isufi kishte shkuar të merrte gruan e tij e cila ishte për ngushëllime në shtëpinë e vëllezërve, pas vdekjes së babait të saj. Mësohet se i arrestuari kishte të kaluar kriminale.
Kush është Astrit Isufi
Astrit Isufi deri më tani dyshohet se është i dyshuari kryesor për vrajsen e dy vëllezërve të gruas së tij në fshatin Gollubovc të Malishevës.
Deri më tani ende nuk janë të qarta rrethanat që çuan deri te vrasja por që nga Policia është konfirmuar se i njëjti është i plagosur po ashtu.
Në vendin e ngjarjes ishin gjetur dy armë ndërsa për më shumë se 15 orë, Isufi ishte në arrati ndërsa u arrestua më 07.11.2025 në fshatin Plloçicë.
Ai aktualisht ndodhet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës duke marrë tretman mjekësor ndërsa gjendja e tij është stabile


