Dështon edhe seanca e dytë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Kosovë&Rajon

Dështon edhe seanca e dytë për konstituimin e Kuvendit të

Kryesuesi i seancës ne Kuvendin e Kosoves, Avni Dehari, ka thënë se në takim me përfaqësuesit e partive nuk pati konsensus. Pas deshtimit te seances se sotme, e dyta ne radhe, seancën e radhës e ka paralajmëruar për të shtunën në orën 12:00.

“Pati përfaqësues që i braktisën takimin. Nuk pati konsensus. Seanca do të vazhdojë brenda 48 orëve në orën 12:00, 19 prill. Me shpresë që deri atëherë të ketë pajtueshmëri”, theksoi Dehari.

Menjëherë pas hyrjes së sallë të deputetëve të Kuvendit të Kosovës, kryesuesi i seancës konstitutive të Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari, ka ftuar për konsultim përfaqësuesit e partive politike.

“Kam nevojë që së bashku t’i thërras përfaqësuesit e partive politike në një sallë që duhet të ma siguroj sekretari, që të konsultohemi se si të vazhdojmë tutje. Ju ftoj përfaqësuesit e partive politike që të konsultohemi, që të mos bëjmë ndonjë shkelje procedurale, ligjore ose kushtetuese”, ka thënë Dehari.

ME TE LEXUARAT