Del foto, kush është 28-vjeçari shqiptar që u vra në Gostivar! Flet dëshmitari

Kosovë&Rajon

Del foto, kush është 28-vjeçari shqiptar që u vra në

Vrasja e 28-vjecarit shqiptar Gent Asani ka shokuar qytetarët e Gostivarit mbrëmjen e djeshme.

Ai u qëllua teksa po hynte në oborrin e shtëpisë dhe banorët që dëgjuan krismat, dolën menjëherë jashtë për të parë se cfarë po ndodhte.

Njëri prej tyre rrëfen se viktima ishte shtrirë në tokë ndërsa nëna, e dëshpëruar për tragjedinë, qante sipër trupit të tij.

“Dola në ballkon dhe pashë nënën e tij duke qarë pranë viktimës. Viktima ishte i shtrirë për toke.

Vrapuam dhe bashkë me disa persona të tjerë shpejtuam ta dërgojmë në spital.

Pasi e dorëzuam tek njësia e urgjencës, pak minuta më vonë na njoftuan që viktima nuk ka shenja jete”, ka treguar dëshmitari për Gostivari Sot.

ME TE LEXUARAT