COVID-19, sot Kosova do të marrë dozat e para të vaksinave

Kosovë&Rajon

COVID-19, sot Kosova do të marrë dozat e para të vaksinave

Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për Evropë, Hans Kluge ka konfirmuar se sot do të vijnë vaksinat e para kundër Covid-19 në Kosovë.

Kluge përmes një postimi në Twitter, shkruan se ditën e sotme do të mbërrijnë vaksinat e parë në Kosovë duke iu përgjigjur një komentuesi.

Vaksina e para që do të vijnë në Kosovës janë AstraZenecas, të cilat janë siguruar nëpërmjet mekanizmit COVAX.

Kosova është i vetmi vend në Evropë, që nuk kishte marrrë vaksina kundër Covid-19, ndërkohë që Shqipëria i ka ardhur në ndihmë, ku i ka premtuar që do të vaksinojë të gjithë mjekët dhe infermierët, të cilët në total janë 11 mijë.

ME TE LEXUARAT