Beogradi humb besimin e Rusisë pas armëve që i dërgoi Ukrainës! Ja "kushtj" që i ri i ka vendosur Vladimir Putin!

Kosovë&Rajon

Beogradi humb besimin e Rusisë pas armëve që i dërgoi

Moska i beson deklaratave të Beogradit për pezullimin e eksporteve të armëve, por do të kontrollojë se si këto deklarata do të zbatohen në praktikë. Është ky mesazhi që i përcjell Serbisë, shefi i inteligjencës së jashtme në Rusi, Sergei Naryshkin. 

“Presidenti Vuçiç foli dhe deklaroi se Serbia, nëse nuk i ka ndaluar tashmë, atëherë do të pezullojë eksportet e armëve. por këtë do ta verifikojmë”, theksoi Narishkin. 

Raportohet se presidenti serb Aleksandër Vuçiç është në presion të shtuar përballë aleatit të vet më të madh, Rusisë, të cilës duhet t’i dëshmojë se nuk e ka tradhëtuar duke armatosur indirekt ukrainasit.

“Ministria e Mbrojtjes e ka kuptuar urdhërin tim”, thotë Vuçiç duke iu referuar vendimit për të ndaluar eksportet e armatimeve.

“Që prej së hënës jam ekspozuar ndaj një presioni të madh si brenda ashtu edhe jashtë”, ishin fjalët e tij.

Shërbimi rus i inteligjencës deklaroi më herët se municionet e prodhuara në fabrikat e mbrojtjes në Rusi po u dërgohen shteteve të NATO-s, ku më pas montohen për t’iu dërguar Kievit

Sipas njoftimit të shërbimit të inteligjencës ruse më 23 qershor, Beogradi po përdorte rrugë të tërthorta për të eksportuar pajisjet ushtarake në Ukrainë, dhe po rriste dërgesat për forcat e Kievit. Siç thuhej montimi i pjesëve të municioneve të dërguara nga Serbia bëhej në Ceki e Bullgari. 

“Prodhuesit në Serbi janë të vetëdijshëm se kush janë përdoruesit e vërtetë të produkteve të tyre dhe mbi faktin se raketat dhe predhat e tyre do të vrasin ushtarë rusë i”, theksoi Shërbimi i Inteligjencës së Jashtme në deklaratën e tij.

 

ME TE LEXUARAT