“Babai më përdhunoi kur isha vetëm 6 vjeçe”/ E rëndë në Greqi, 32-vjeçarja akuzon të atin

Kosovë&Rajon

“Babai më përdhunoi kur isha vetëm 6 vjeçe”/ E

Një rast i rëndë është raportuar në Selanik, ku një 70-vjeçar akuzohet se ka abuzuar seksualisht me të bijën prej 26 vitesh. E bija, e cila momentalisht është 32 vjeç, ka rrëfyer se ka rënë pre e dhunës seksuale nga i ati që në moshën 6-vjeçare. Ajo ka dëshmuar se hera e parë që një gjë e tillë ka ndodhur, ka qenë viti 1998.

Më pas kjo ka ndodhur në gusht të vitit 2023 dhe së fundmi në qershor të këtij viti. Ajo i tha policisë se babai i saj 70-vjeçar u përpoq ta përdhunonte edhe në mars të 2024-ës. Pas denoncimit të saj, ndaj babait të moshuar u ngrit një rast për përdhunim serial, dhunë seksuale, dhunë në familje, shkelje të ligjit për armët, marrëdhënie incesti dhe sulm të pahijshëm.

Mësohet se 70-vjeçari vuan nga probleme të rënda shëndetësore ndërkohë që të dy babë e bijë jetonin në të njëjtën banesë.

Dosja do t’i dërgohet prokurorit kompetent.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion