Asnjë humbje jete nga Covidi në Kosovë, 5 raste të reja në 24 orët e fundit

Kosovë&Rajon

Asnjë humbje jete nga Covidi në Kosovë, 5 raste të reja

Gjatë 24-orëve të fundit në Kosovë nuk është shënuar asnjë vdekje Covid, ndërkohë që janë regjistruar 5 raste të reja nga 1050 testime të kryera.

Njoftimi i plotë i IKSHPK: 12 Korrik 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 6.361 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 260.955 doza të vaksinës.

Deri më sot 67.578 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.050 testime, 5 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 6 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.463.

Në total numri i rasteve aktive është 132.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Mbani maskat! Respektoni distancën! Mbani higjienën!

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion