Alarm për bombë në Prishtinë, policia rrethon lagjen “Bregu i Diellit”, zbulohet një mjet shpërthyes

Kosovë&Rajon

Alarm për bombë në Prishtinë, policia rrethon lagjen

Policia e Kosovës ka marrë informata se në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë, dyshohet se gjendet një mjet shpërthyes. Me mbërritjen në vendngjarje policia ka rrethuar zonën, ka konfirmuar praninë e një mjeti i cili dyshohet se është shpërthyes dhe po vijon punën duke marrë të gjitha veprimet e nevojshme të sigurisë.

Rastin për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 12:00 është pranuar informata se në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë është gjetur një mjet i dyshimtë që dyshohet të jetë mjet shpërthyes”, ka deklaruar Borovci.

Ai tha se policia ndodhet në vendngjarje.

“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme të sigurisë”, deklaroi Borovci.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion