Aksident në Ferizaj, 31-vjeçari përndjek dhe godet me veturë ish-bashkëshorten!

Kosovë&Rajon

Aksident në Ferizaj, 31-vjeçari përndjek dhe godet me

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Ferizaj rreth orës 01:30. Mësohet se aksidenti ka qenë i qëllimshëm pasi një 31-vjeçar ka përplasur mjetin e ish-bashkëshortes së tij.

Policia bën me dije se edhe ish-bashkëshortja po udhëtonte me mjetin e saj kur u përplas nga 31-vjeçari. Gruaja ka përfunduar në QKUK ku ka marrë ndihmë mjekësore.

“Më datë 17.02.2025, rreth orës 01:30, i dyshuari Sh. R(M/K) 31 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, kishte ndjekur viktimën (ish-bashkëshorten), e cila po ashtu ishte me veturë.

Kur kanë arritur në Ferizaj, te Sheshi “Adem Jashari”, i dyshuari e ka goditur automjetin e viktimës, ndërsa të dy ishin në lëvizje. Si pasojë, viktima ka pësuar lëndime trupore", njofton policia.

ME TE LEXUARAT