Aksident i rëndë në Kosovë: Treni përplaset me makinën, një person humb jetën, 3 të plagosur rëndë

Kosovë&Rajon

Aksident i rëndë në Kosovë: Treni përplaset me

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Kosovë, ku një tren është përplasur me një makinë.

Sipas mediave vendase, mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:35 në fshatin Jagodë – Klinë dhe për pasojë ka humbur jetën një person, ndërsa tre të tjerë lënduar rëndë janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Sot, rreth orës 12:35, kemi pranuar informacionin se në fshatin Jagodë – Klinë ka ndodhur një aksident ku një tren ka goditur një makinë.


Menjëherë pas njoftimit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, zjarrfikësit dhe autoambulanca.

Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e një personi në vend, ndërsa tre persona të tjerë të lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë”, thuhet në njoftimin e policisë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion