25 milionë euro për blerjen e vaksinave, miratohet kredia nga Banka Zhvillimore e Këshillit të Evropës

Kosovë&Rajon

Është miratuar Projektligji nga Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere për Ratifikimin e Amendamentit të Marrëveshjes kornizë së kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Zhvillimore të Këshillit të Evropës BZHKE, për financimin e projektit “Reagimi emergjent ndaj Covid-19”.

Zëvendësministri i Financave Ilir Kapiti, ka thënë se marrëveshja kap vlerën e 60 milionë euro, ku 30 milionë prej tyre janë nga marrëveshja bazë. Gjithashtu ai tutje ka shtuar se 25 milionë prej tyre do të shkojnë për blerjen e vaksinave, shtoi Kapiti.

“Marrëveshja ka për qëllim që të ofrojë shërbime mjekësore në veçanti për të prekurit nga virusi. Fondet shtesë kanë për qëllim 25 milionë euro për blerjen e vaksinave25 milionë euro për blerjen e vaksinave e mbulimin e kostos për planin kombëtar për vaksinim”.

Deputeti nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj gjatë mbledhjes së mbajtur është shprehur se nuk ka produktivitet kjo marrëveshje.

“Sa i përket kësaj marrëveshje, kur implimentohet pas ratifikimit, kur fillon të zbatohet, prandaj ne jemi vonuar në këtë drejtim dhe ka qenë i domosdoshëm, nuk shoh produktivitet në kohën afatshkurtër”, tha Lekaj.

Po ashtu edhe deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza është shprehur se nuk është praktikë e mirë hyrja në borxhe për shpenzimet e paspecifikuara.

“Është një dritare e mirë që ne si Kosovë mund ta shfrytëzojmë, në marrëveshjen origjinale kanë qenë 25 milionë kredi për blerjen e vaksinave, por tash po shkoni përtej kësaj dhe unë besoj që nuk është praktik e mirë me hi borxh për shpenzimet e paspecifikuar”, është shprehur Hamza.

Gjithashtu është bërë e ditur se komisioni ka miratuar raportin vjetor financiar i Autoritetit Rregullator për Shërbime të Ujit për vitin 2020.

Zëvendësdrejtori i Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit, Xhelal Selmani është shprehur se në çdo vit ARRU-ja ka shkurtim të buxhetit

“ARRU, për çdo vit fiskal ka shkurtim buxhetore dhe që po e vështirëson veprimtarinë. Ne kemi dorëzuar raportin në mënyrë të detajuar”, është shprehur ai.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion