“2025-sa, vit i humbur për Kosovën”/ Publikohet draft raporti në Parlamentin Europian: Përshpejtoni reformat për BE

Kosovë&Rajon

“2025-sa, vit i humbur për Kosovën”/ Publikohet draft

Draft-raporti për Kosovën i hartuar nga raportuesi në Parlamentin Europian, Riho Terras e i publikuar së fundi, e përshkruan 2025-sën si vit të humbur për vendin, për shkak të bllokadës së zgjatur politike.

Sipas draftit, Parlamenti Europian e mirëpret formimin e Kuvendit dhe të Qeverisë së re më 12 shkurt 2026, pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura në dhjetor 2025. Megjithatë, institucioni shpreh keqardhje për paralizimin e procesit politik gjatë vitit 2025, që sipas raportit rezultoi në humbje të madhe kohe për vendin. Në raport theksohet gjithashtu dështimi i Kuvendit për të zgjedhur një president të ri brenda afatit kushtetues, çka çoi drejt zgjedhjeve të reja.

Draft-raporti përshëndet nga ana tjetër ratifikimin nga Kuvendi i Kosovës të marrëveshjeve në kuadër të Instrumentit për Reforma dhe Rritje, duke e konsideruar këtë një hap pozitiv në drejtim të reformave. Po ashtu, Parlamenti Europian rikonfirmon mbështetjen për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE, të dorëzuar në dhjetor 2022, ndërsa u bën thirrje pesë vendeve anëtare që ende nuk e njohin Kosovën të ecin drejt njohjes, në mënyrë që vendi të mund të përparojë në të njëjtat kushte me kandidatët e tjerë.

Në të njëjtën kohë, Kosovës i kërkohet të përshpejtojë zbatimin e reformave të lidhura me BE-në, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit dhe të lirive themelore.

ËRaporti shpreh mbështetje të plotë për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshilli i Europës, si dhe për planin strategjik të vendit për t’u bashkuar me programin e NATO “Partneritet për Paqen”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion