Atentat ndaj të riut në Prizren! Autorët “breshëri” plumbash nga makina në lëvizje

Kosovë&Rajon

Atentat ndaj të riut në Prizren! Autorët

Një 37-vjeçar është plagosur me armë zjarri në mbrëmjen e së premtes në Prizren.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi. Gashi tha se plagosja ka ndodhur në fshatin Nashec, ku dyshohet se i dyshuari ka gjuajtur nga automjeti duke lëvizur në automjetin e viktimës. Ai theksoi se i plagosuri është dërguar fillimisht në emergjencën e spitalit rajonal të Prizrenit, ndërsa shtoi se është jashtë rrezikut për jetë.

Ai shtoi se i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa hetimet po vazhdojnë për kapjen e tij.

“Me datë: 17.05.2024 rreth orës 19:45, stacioni policor Prizren ka pranua informatë se në Emergjencën e Spitalit Rajonal Prizren rreth orës 18:20 është sjellë një person i plagosur me armë zjarri. Pas marrjes së informatës Policia menjëherë iu përgjigj rastit, ka shkuar në spital dhe sipas informatave te para viktima është J.A”, u shpreh Gashi.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion